KF Shkëndija, dënohet me 2 deri më 10 ndeshje pezullim të stadiumit!?

Skuadra e Shkëndijës në ditët në vijim do të përballet me dënim të rëndë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, pas incidenteve që ndodhën brenda dhe jashtë stadiumit të Tetovë, në sfidën ndaj FC Shkupin. Sot dhe nesër do të duhet të pritet raporti përfundimtar i delegatit, komisarit dhe referëve të ndeshjes në Tetovë, pas së cilës, vendimi për ndëshkim do të merr Komisioni Disiplinor, por duke dëgjuar edhe palët e involvuar.

Në bazë të rregullores, çdo sulm ndaj arbitrit, qoftë anësor ose kryesor, organizatorin e pret dënim me pezullim të terrenit, ku është zhvilluar ndeshja. Në bazë të vlerësimit të Komisionit Disiplinor të FFM-së, dënimi do të jetë prej 2 deri më 10 ndeshje të zhvillimit të ndeshjeve plot 100 km nga stadiumi në Tetovë.

Mirëpo dënimet nuk do të përfundojnë këtu sepse, në “meny”-n e dënimeve do të jenë edhe lëndimi i futbollistit të FC Shkupit në fillim të pjesës së dytë, pastaj mjetet piroteknike që janë hedhur në terren e që kanë shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, si dhe thirrjet raciste, të cilat në sfidat evropiane, kanë sjell edhe dënime drakonike.

Informatat e fundit, thonë se Shkëndija pritet që të dënohet me pezullim të stadiumit në Tetovë, ndërsa e pret edhe dënim në të holla, nga 5 mijë e deri më 10 mijë euro. Vendimi final për këtë çështje, do të merret gjatë javës së ardhshme.

 

LEXO EDHE:

Back to top button