KF Voska Sport, tërhiqet nga garat në Ligën e Parë!?

Skuadra e Voska Sportit nuk do ti vazhdojë garat në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Skuadra nga Ohri, sipas portalit “Sportmania” do të tërhiqet nga elita 5 xhiro para fundit të sezonit.

Ky vendim i skuadrës shqiptare nga Ohri vjen si pasoj e atij dënimi të marrë nga FFM me heqjen e 9 pikëve dhe gjobës prej 7.500 euro dhe pezullimit të presidentit të klubit Nefi Useini bashkë me trajnerin Klodian Arbrin.

Te tabori i Voskës ndjehen të revoltuar nga ky vendim dhe nuk e kanë ndërmend t’i vazhdojnë garat në elitë, ku shumë shpejt pritet edhe zyrtarisht ta bëjnë të ditur të njejtën.

FFM mori këtë vendim kundrejt Voskës, pasi këta të fundit lëshuan fushën në minutën e 76-të kundër Vardarit dhe nuk u kthyen takimin e xhiros së 28-të të kampionatit vendor./Sportmania/

LEXO EDHE:

Back to top button