" "
Drejtoria për kryerjen e sanksioneve njofton opinionin se personi i dënuar Zoran Milevski-Kiçeec është zhvendosur nga reparti i hapur, në atë gjysmë të hapur në Burgun e Strugës. Kjo sipas kësaj drejtorie nënkupton se ai më nuk do të mund të shfrytëzoj lehtësimet të cilat i marrin të gjithë të dënuarit në repartet e hapura të burgut. Arsyeja për një vendim të këtillë është padia e re e cila është ngritur kundër Milevskit. Sipas drejtorisë me këtë vendim ai do të vazhdoj të vuaj dënimin me burg dhe do të jetë i kapshëm për organet e hetuesisë.








