Kievi lehtëson masat e shtetrrethimit

Ndërsa luftimet janë ndezur në lindje të Ukrainës, ka pasur sinjal tjetër se aspektet e jetës në kryeqytetin Kiev po bëhen më normale, shkruan BBC.

Nga e diela, shtetrrethimi brenda natës që është aktualisht në fuqi do të fillojë një orë më vonë – në orën 23:00 – ka thënë kryebashkiaku i qytetit, ish-kampioni i botës në boksin e peshave të rënda, Vitali Klitschko.

Kufizimi do të vazhdojë deri në orën 05:00.

Transporti publik gjithashtu do të funksionojë për orë më të gjata nga e hëna, shtoi Klitschko.

Por ai u ka bërë thirrje civilëve që të vazhdojnë të ndjekin rregullat e shtetrrethimit – pasi kërcënimi i sulmeve me raketa ruse ende është i pranishëm.

LEXO EDHE:

Back to top button