Kim: Angazhimi i SHBA ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë

Teksa përcolli mesazhin e drejtpërdrejtë të një dite më parë nga Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar drejtuar Bashkimit Europian, në një postim në Twitter ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruajti:

“Angazhimi i SHBA ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të 2021. SHBA gjithashtu mbështesin Ballkanin e Hapur (e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e BP) & nisma të tjera që nxisin integrimin rajonal”.

Përpara anëtarëve të nënkomisionit për Europën dhe Euroazinë, Escobar tha se vonesat në procesin e integrimit do të krijonin hapësirë për ndikimin keqdashës së vendeve si Rusia dhe Kina. I pyetur për nismën “Ballkani i Hapur” ai tha se SHBA mbështet të gjitha nismat që afrojnë vendet ekonomikisht.

 

LEXO EDHE:

Back to top button