Kim është më e pasura nga familja Kardashian, kurse Rob më i “varfëri”

Familja më e famshme në botë, ajo Kardashian është një ndër më të pasurat. Antarët e kësaj familje janë prindërit, Kris dhe Caitlyn dhe fëmijët e tyre Kim, Khloé, Kourtney, Kylie, Kendall dhe Rob kanë një pasuri më të madhe se prodhimi kombëtar bruto i dhjetëra vendeve.

Po ju sjellim rënditjen nga më i pasuri tek më i “varfëri” nga anëtarët e familjes.

Kim Kardashian: 1 miliard dollarë

Revista Forbes e vendosi atë në listën e miliarderëve. Pasuria e saj është për shkak të shfaqjes së famshme, por ky ishte vetëm fillimi. Kim Kardashian tani ka kompaninë e saj të kozmetikës dhe veshjeve.

Kylie Jenner: 700 milion

Pasuria e saj e ka burimin nga televizioni por kryesisht nga kompania e saj e kozmetikës që ka revolucionarizuar shitjet në internet.

Kris Jenner: 190 milion

Paratë e saj vijnë kryesisht nga përqindjet që merr nga gjithçka që bëjnë fëmijët e saj.

Caitlyn Jenner: 100 milion

Aktivitetet e saj të ndryshme si atlet dhe jo vetëm e bënë atë të pasur: Nga Lojërat Olimpike te bashkëpunimet e saj tregtare. Ajo u shfaq në shfaqjet televizive, krijoi një bandë produktesh dhe publikoi një libër për jetën e saj.

Khloe Kardashian: 50 milion

Ajo ka gjetur sukses në shumë projekte të ndryshme por ata nuk kanë arritur në stadin ku janë motrat e saj.

Kourtney Kardashian: 45 milion

Nëna e tre fëmijëve ka të ardhura nga llogaria e saj personale në Instagram pasi kërkon të paktën 100,000 dollarë për të bërë një postim të sponsorizuar.

Kendall Jenner: 45 milion

Në vitin 2017, Forbes e renditi atë në mesin e modeleve më të paguara në botë, duke lënë mënjanë Gisele Bundchen, e cila ishte e para për më shumë se një dekadë. Atë vit Kendall arriti në 22 milion nga pasarelat, editorialet dhe bashkëpunimet e markave dhe arriti t’i shpërndajë ato gjatë viteve.

Rob Kardashian: 10 milion

Së bashku me paraqitjet e tij në televizion, ai krijoi kompaninë e tij të quajtur Arthur George. Kohët e fundit, ai nisi salcën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button