Selena Gomez tregon që nuk i shkojnë shumë për dore sportet

Shumë persona mund të shkëlqejnë në mijëra fusha, veçse në sporte. Këtu bën pjesë edhe Selena Gomez. Këngëtarja dhe aktorja e famshme ka ndarë në rrjete sociale një video të saj, në të cilën shihet në një fushë basketbolli së bashku me disa mikesha të saj.

“Kështu, miqtë e mi më pyetën nëse mund të bëja një tre pikësh dhe unë thashë ‘po;”, ka treguar Selena, e cila më pas shfaqet duke tentuar të hedhë topin e basketbollit në kosh.

Jo vetëm që nuk arrin të shënojë pikë, por Selena nuk arrin të prekë as koshin dhe kjo video i ka bërë të gjithë fansat e saj për të qeshur. Megjithatë Gomez nuk ka nevojë të shkëlqejë në sport, sepse po bën më të mirën e saj në shumë pjesë të tjera. Përveçse është gati të lançojë kompani e saj të bukurisë dhe po drejton një spektakël në HBO Max, aktorja po xhiron edhe miniserailin e ri “Murders in the Building”, i cili ka premierën në 31 gusht.

Para disa ditësh këngëtarja zbuloi se dikur ka pasur shumë probleme me pamjen e aj e jashtme, sidomos me linjat trupore.

“Unë kam shumë luhatje me peshën time. Më kujtohet atë natë specifikisht nuk ndihesha mirë me trupin tim. Çfarë ishte vërtetë e mrekullueshme ishte se unë mund të punoja me fustanin që t’i përshtatej trupit tim. Kam kaluar një kohë shumë të bukur duke i dhënë formë këtij fustani. Mendoj se ne u bëmë bashkë dhe krijuam diçka shumë të bukur dhe diçka që mua më përshtatej shumë mirë. Ky ishte një nga ato momentet kur unë mendova se nuk duhet të kem trupin e një 19-vjeçareje, sepse nuk jam”, ka treguar Selena.

LEXO EDHE:

Back to top button