Kim Min-Jae, për 60 mln euro “zbarkon” në “Old Traford”

Pas raportimeve të shumta nga mediat britanike dhe italiane, se Man. Siti dhe Man Junajted janë të interesuara për shërbimet e koreano-jugorit të Napolit, Kim Min-Jae, duket se “Djajtë e Kuq” kanë bërë lëvizjen e parë drejt nënshkrimit me 26-vjeçarin.
Sipas prestigjiozes italiane, “Corriere dello Sport”, “Djajtë e Kuq” i kanë ofruar kampionëve të Italisë, plot 60 milionë euro për kartonin e Min-Jae, shifër kjo që kënaq presidentin De Laurentiis, me këtë të fundit që është gati të nisë negociatat për transferimin e koreano-jugorit drejt “Old Trafford”.
Ndërkaq, kujtojmë se mbrotjësi, një nga protagonistët e këtij sezoni me Napolin, u ble vitin e kaluar nga turqit e Fenerbahçes për 18 milionë euro.