Kina, arkëton medaljet e para të artë  

Në Lojrat Olimpike verore në Tokio të Japonisë, janë ndarë edhe medaljet e para. Kina ka regjistruar medaljen e parë të artë nga 339 të planifikuara që do të ndahen gjatë turneut në kryeqendrën e Japonisë.

Garuesja nga Kina, Kijan Jang, triumfoi në disiplinën e gjuajtjes me pistoletë në distancë 10 metërshe, duke regjistruar 251 pikë dhe duke vendosur rekord të ri olimpik. Në vendin e dytë u ndal Anastasija Gallashina nga Rusia, duke lënë pas Nini Kriset nga Zvicra.

Ndërkohë Kina arkëtoi edhe medaljen e dytë të artë, poashtu në konkurencën e femrave, në peshëngritjen e klasit deri më 49 kg. medaljen e artë e arkëtoi Zhihi Hou, duke lënë pas Saihom Çanu Mirabai nga India dhe Santika Vindi Aisah nga Indonezia.

LEXO EDHE:

Back to top button