Kina bllokon mbërritjen e udhëtarëve të huaj

Kina ka bllokuar tashmë mbërritjen e udhëtarëve të huaj që vijnë nga Franca, Itali dhe dhjetëra shtete të tjera shumë të prekura nga COVID-19, në përpjekje për të shmangur çdo përhapje të epidemisë në territorin e saj.

Koronavirusi u shfaq për herë të parë në qytetin kinez të Wuhanit në dhjetor.

Por, me përjashtim të disa vatrave të lokalizuara të infeksionit, jeta është kthyer në normalitet në vend.

Kina praktikisht mbylli kufijtë e saj në fund të marsit dhe reduktoi ndjeshëm fluturimet e saj ndërkombëtare, përpara se të hapte portat me kujdes muajt e fundit.

Por, ambasadat e saj në Britaninë e Madhe, Belgjikë, Indi, Filipine dhe disa vende të tjera njoftuan këtë javë se Pekini kishte vendosur të ndalonte përkohësisht ardhjen e shtetasve jokinezë në territorin kombëtar.

Dhe kjo, edhe për ata persona që kanë viza të vlefshme ose leje qëndrimi.

LEXO EDHE:

Back to top button