Greqi, 2448 raste të reja dhe 14 të vdekur

Në Greqi është shënuar sot një tjetër rekord me raste të reja. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 2448 raste me të infektuar.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar  52254 , nga të cilat 54.4% janë burra.

Nga të dhënat bëhet me dije se 493 raste u identifikuan në Atikë , 683 në Selanik, 120 në Larisa.

Në 24 orët e fundit 14 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm, duke e çuar numrin e viktimave në 715 që nga fillimi i pandemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button