SHBA 2020, Xhorxhia vendos rinumërimin e votave

Shteti i Xhorxhias në SHBA, ku demokrati Joe Biden dhe presidenti republikan Donald Trump po presin me ankth rezultatet, njoftoi sot se do të kryejë një rinumërim të votave të zgjedhjeve presidenciale.

“Gara në Xhorxhia mbetet me rezultate shumë të ngushta”, tha sekretari lokal i shtetit, Brad Raffensperger, në një konferencë shtypi në Atlanta.

Ai theksoi se me një diferencë kaq të vogël midis dy kandidatëve, do të ketë një rinumërim në shtetin e Xhorxhias.

Gabriel Sterling, një zyrtar i lartë i zgjedhjeve në Xhorxhia, paralajmëroi se shteti jugor mund të mos jetë në gjendje t’i përfundojë rezultatet e zgjedhjeve deri në fund të nëntorit.

LEXO EDHE:

Back to top button