Kina dërgon në hapësirë tre astronautë, do të zëvendësojnë ekuipazhin në stacion

Kina dërgon në hapësirë tre astronautë, do të zëvendësojnë ekuipazhin në stacion

Kina ka nisur drejt hapësirës tre astronautë për të zëvendësuar ekuipazhin në stacionin e saj hapësinor Tiangong, duke shënuar një hap tjetër në ambiciet e vendit për një mision me njerëz në Hënë dhe për të eksploruar Marsin.

Anija hapësinore Shenzhou 20 u nis sicc ishte planifikuar, duke u ngritur në raketën e njohur të Kinës, Long March 2F, në orën 17:17, sipas kohës lokale. Ajo do të arrijë në Tiangong rreth 6.5 orë më vonë.

Raketa u ngrit nga qendra në Jiuquan, në periferi të Shkretëtirës Gobi, në perëndim të Kinës. Anija hapësinore do të qëndrojë në hapësirë para se të kthejë ekuipazhin aktual.

Stacioni hapësinor Tiangong, i njohur edhe si “Pallati Qiellor”, ka bërë Kinën një konkurrent të rëndësishëm në fushën e hapësirës, veçanërisht që kur ai u ndërtua plotësisht nga Kina, pas përjashtimit të vendit nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare të SHBA.

Programi hapësinor i Kinës drejtohet nga Ushtria Popullore Çlirimtare, dega ushtarake e Partisë Komuniste në pushtet.

LEXO EDHE:

Back to top button