Kina dhe SHBA-ja vazhdojnë bisedimet tregtare në Seul

Përfaqësuesit nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh tregtare në Seul këtë javë, tha Ministria kineze e Tregtisë.

Zëvendëskryeministri kinez He Lifeng do të jetë në Korenë e Jugut nga nesër deri të mërkurën, ku do të zhvillojë bisedime me Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Scott Besant, mbi çështje ekonomike dhe tregtare.

Besant njoftoi se pas takimeve në Japoni dhe Korenë e Jugut, ai do t’i bashkohej Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një takim me Presidentin kinez Xi Jinping në Pekin.

Mosmarrëveshja tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë vitin e kaluar çoi në futjen e tarifave dhe kufizimeve në eksportin e lëndëve të para kryesore, dhe disa nga masat, duke përfshirë kufizimet për metalet e rralla, janë ende në fuqi.

LEXO EDHE:

Back to top button