Kina i quan sanksionet e SHBA-së për luftën në Ukrainë “të paligjshme dhe të njëanshme”

Kina i quan sanksionet e SHBA-së për luftën në Ukrainë “të paligjshme dhe të njëanshme”

Kina i quajti sanksionet e SHBA ndaj entiteteve të saj për luftën në Ukrainë “të paligjshme dhe të njëanshme” dhe “jo të bazuara në fakte”, në komentet të martën përpara mbërritjes së Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan në Pekin për disa ditë bisedimesh të nivelit të lartë.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj më shumë se 400 subjekteve dhe individëve për mbështetjen e përpjekjeve luftarake të Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë kompanitë kineze që zyrtarët amerikanë thonë se ndihmojnë Moskën të shmangë sanksionet perëndimore dhe të ndërtojë ushtrinë e saj, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Uashingtoni e ka paralajmëruar vazhdimisht Pekinin për mbështetjen për bazën industriale të mbrojtjes ruse dhe ka lëshuar tashmë qindra sanksione që synojnë të frenojnë aftësinë e Moskës për të shfrytëzuar disa teknologji për qëllime ushtarake.

I dërguari i posaçëm i Kinës për çështjet euroaziatike, Li Hui kundërshtoi sanksionet në një konferencë për diplomatët në Pekin pas raundit të fundit të takimeve me zyrtarë nga Brazili, Indonezia dhe Afrika e Jugut.

LEXO EDHE:

Back to top button