Ligji vjen në një kohë kur aktivistët kanë shprehur shqetësimin për rritjen e retorikës së qeverisë për vlerën e roleve tradicionale të grave dhe atë që disa e shohin si një kthim prapa në të drejtat e grave dhe pikëpamje më kufizuese për abortin.
Nuk është ende e qartë se deri në çfarë mase do të pasqyrohen këto pikëpamje më konservatore në ligjin e ri. Detaje mbi ligjin përveç miratimit të tij nuk janë bërë ende të ditura. Është hera e parë në gati 30 vite që ndryshohet ligji për mbrojtjen e grave. Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua tha të enjten se ligji “forcon mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të grupeve të paprivilegjuara si të varfërit, gratë e moshuara dhe gratë me aftësi të kufizuara”.
Sipas Xinhua, punëdhënësit do të mbajnë përgjegjësi nëse shkelen të drejtat dhe interesat e grave në punë dhe mbrojtjen kundër trafikimit të tyre.








