Kina po përjeton efektin ‘deja vu’ në pandeminë e Covid-19

Kina po përjeton efektin 'deja vu' në pandeminë e Covid-19

Banorët në Kinë i janë kthyer kufizimeve të forta të javëve të para të pandemisë së Covid-19. Kjo nga frika e një “tsunami” infektimesh  dhe viktimash. Qeveria e Kinës mbetet e përkushtuar ndaj një politike zero-Covid, por duke përdorur testime dhe duke zbatuar një karantinë të rreptë.

Dikur plot me njerëz dhe aktivitete, distrikti më i madh i Pekinit Chaoyang sot duket thuajse i zbrazët. Banorëve në Chaoyang, shtëpia e katër milionë njerëzve dhe epiqendra e shpërthimit të Covid-19, u është thënë të punojnë nga shtëpia ndërsa restorantet, palestrat dhe shumë ambiente të argëtimit vijojnë të jenë të mbyllura.

Ashtu siç tregojnë dhe këto pamje televizive rrugët në Pekin janë thuajse bosh ndërsa radhë të gjata janë krijuar për testimin e Covid-19. Varianti shumë ngjitës i Omicron është bërë një test për strategjinë e rreptë të Kinës kundër sëmundjes e cila ka shkaktuar jo pak polemika.

Pekini raportoi 46 raste të reja me Covid-19 të mërkurën. Ekonomia e dytë më e madhe në botë duket e vendosur t’i përmbahet politikës së saj zero-Covid për të luftuar virusin që u shfaq për herë të parë në qytetin e Wuhan në fund të vitit 2019.

LEXO EDHE:

Back to top button