Kinë, kompleksi mbulohet nga pemët

Një kompleks magjepsës është duke u ndërtuar në Shangai të Kinës, i cili është krahasuar me “Kopshtet e Varura të Babilonisë”. Kompleksi është i vendosur përgjatë lumit Suzhou dhe shtrihet në një hapësirë rreth 60 mijë metra katrorë.

Në ndërtesën e përfunduar, deri tani janë mbjellë afërsisht 125 mijë bimë, ndërsa është parashikuar që të mbillen edhe po kaq të tjera, derisa kompleksi të jetë gati në vitin 2024. Kompania britanike e arkitekturës e ka projektuar këtë ndërtesë që të duket si dy male të mbuluara nga pyjet. Pemët e mbjella kanë gjelbërim të përhershëm, po ashtu edhe bimët e varura janë të përfshira në dizajnin e kompleksit.

Ndërkohë, në katet e poshtme të godinës janë mbjellë lule, të cilat krijojnë pamjen e një shpati mali që ndryshon me stinët.

LEXO EDHE:

Back to top button