Kinë, makina “hedh në ajër” kalimtarët, të paktën 5 viktima

Kinë, makina “hedh në ajër” kalimtarët, të paktën 5 viktima

Të paktën 5 persona humbën jetën dhe 13 të tjerë mbetën të plagosur në Kinë,  kur një makinë hyri me shpejtësi skëterrë mes kalimtarëve në një kryqëzim.

Videot e siguruara nga një kamera sigurie tregojnë makinën teksa kalon mbi vijat e bardha dhe hedh në ajër kalimtarët, për t’u larguar më pas me shpejtësi nga vendngjarja.

Autoritetet kineze arritën të ndalojnë drejtuesin e mjetit dhe po hetojnë ngjarjen nëse bëhet fjalë për një aksident apo sulm të qëllimshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button