Kjo është shenja paralajmëruese më shqetësuese dhe e “panjohur” e variantit “Omicron”

Varianti Omicron i koronavirusit deri më tani ka rezultuar të japë një formë sëmundjeje më të lehtë se llojet e tjera të virusit. Megjithatë, ekspertët kanë vërejtur disa simptoma që i shkakton ky variant të cilat janë shenjë paralajmëruese se pacienti mund të ketë nevojë për ndihmë mjekësore.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ( CDC ) ka njoftuar se ka identifikuar simptomat e reja ndërsa bëhet thirrje për vigjilencë.

Sipas udhëzimeve të fundit të CDC kushdo që ka vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi ose presion të vazhdueshëm, është i përgjumur ose i zbehtë dhe nëse buzët apo thonjtë i bëhen “duhet” të shohë patjetër një mjek.

Në njoftimin e saj, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve shpjegon se ndjenja e konfuzionit është tashmë gjithnjë e më e zakonshme tek ata që janë të infektuar me mutacionin “Omicron”.

Përveç kësaj, hulumtimi në aplikacionin e simptomave të Covid-it të financuar nga qeveria britanike, si dhe nga ai i bërë nga King’s College në Londër, u zbulua se shumë variante të Omicron kanë ndryshuar sjelljen e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button