Klekovski: Sa më të vendosur ideologjikisht të jemi, aq më pak tension ndëretnik

Klekovski: Sa më të vendosur ideologjikisht të jemi, aq më pak tension ndëretnik

Koalicionet ndëretnike parazgjedhore janë kyçe për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, është shprehur Sasho Klekovski, anëtar i komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE.

Në paraqitjen e tij në “Programi 200” në Alsat, duke folur për koalicionet ndëretnike parazgjedhore, Klekovski tha:

“Qëndrimi im është se ne duhet të jemi të ndarë ideologjikisht. Përderisa politika bëhet në baza etnike, ne vazhdimisht do t’i drejtohemi një bashkësie të caktuar etnike dhe do të ketë probleme në marrëdhëniet ndëretnike. Sa më të vendosur ideologjikisht të jemi, aq më pak tension ndëretnik”, tha Klekovski./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button