Neziri: VMRO ka filluar të reflektojë

Neziri: VMRO ka filluar të reflektojë

Gazetari dhe opinionisti, Xhelal Neziri, sonte në “Programi 200”, ka thënë se VMRO-DPMNE, e ka mësuar leksionin se të jesh i djathtë nga aspekti ideologjik në një vend shumë etnik dhe shumë religjioz si RMV, është një luks i cili në fund të ditës nuk të sjellë fitoren që ti e dëshiron, shkruan Alsat.

Ai ka thënë se tashmë është një çasje e re e kësaj partie e cila sipas tij është e orientuar drejt rezultatit.

“Tani kemi një çasje më të re të VMRO-së, një çasje racionale që është e orientuar drejt rezultatit, e jo një çasje që do të mbajë të konzervuar ideologjinë dhe doktrinën e vjetër të kësaj partie, dhe ka filluar të reflektojë që të ndërtojë ura bashkëpunimi me partitë shqiptare të cilat po ashtu kanë një orientim të djathtë”, ka thënë Neziri./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button