Klekovski: Shifrat e pacientëve në Gostivar në kuadër të normales

Gazetar:Bashkim Sulejmani

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski i cilëson si në kuadër të normales shifrat e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore me probleme të barkut në Gostivar, duke shtuar se situata edhe më tej po stabilizohet. Ai gjatë vizitës në Tetovës tha se këto numra nuk përbëjnë rrezik, sepse normal gjatë stinës së verës, në muaj, rreth 50-60 pacientë paraqiten me këto simptoma.

Numrat bien, numri i fundit është 71 dhe kjo para së gjithash ka të bëj me rezultatin e ndryshimit të ujit në ujësjellësin e Gostivarit sepse tash më ca ditë vijojnë aktivitetet e trajtimit adekuat të ujit. Gjithë e dimë se nuk është e thjeshtë që të respektohen të gjitha masat, kemi përvojë nga epidemitë dhe pandemitë më të këqija ku disa njerëz janë të disiplinuar por disa nuk janë. Megjithatë rënia në 71 pacientë është ajo që Gostivari e ka në një muaj të zakonshëm në të cilin do kishte 50-60 pacientë me probleme të barkut. Por kjo është edhe rezultat i trajtimit të ujit. Ashtu si përmirësohet uji do ulet edhe numri”, deklaroi Sasho Klekovski, Ministër i Shëndetësisë.

Klekovski, i cili një ditë më parë shprehu shqetësim nga rreziku i paraqitjes së Hapatitit, tha se e rëndësishme duhet të jetë mbajtja e higjienës.

Rreziku atje është vetëm nëse s’mbahet higjiena personale sepse Hepatiti A, është sëmundje e duarve të pista, por unë besoj se gostivarasit janë në nivel si duhet dhe rreziku është minimal, por sidoqoftë ne jemi të përgatitur dhe janë siguruar teste adekuate për njohje të hershme kështu që e ndjekim situatën”, tha ministri Klekovski.

Nga ana tjetër ende nuk dihet se kur uji përveç për përdorim teknik, do lejohet edhe për pije. Nga Ndërmarrja Publike e Gostivarit presin analizat e Qytetit të Shkupit të cilët kanë marrë përsipër ndjekjen e situatës me ujin. Konsumi i ujit do të lejohet vetëm pas tre analizave të njëpasnjëshme negative.

Incidenti ndodhi pasi përgjegjësit e ujësjellësit në Gostivar, kanë vendosur pompa uji, të cilat kanë injektuar ujë të ndotur me fekale në ujësjellësin e Gostivarit. Për këtë u arrestuan drejtoresha dhe dy udhëheqës të ndërmarrjes. Hetimet nuk janë mbyllur./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button