Klop: Fitorja për mua ishte reagimi që doja të shihja

Liverpulli siguroi kualifikimin në FA Cup, pasi triumfoi përball Volverhemptonit me rezultatin minimal 1-0. Harvej Eliot ishte vendimtar me golin e tij në pjesën e parë, teksa sfida e para në “Anfield” midis dy skuadrave kishte përfunduar në barazim me rezultatin 2-2.

Për trajnerin Jurgen Klop triumfi dhe kualifikimi në raundin tjetër në FA Cup ishte një reagim i mirë pas disfatës në Premier Ligë nga Brajtoni me rezultatin 3-0.

“Të gjithë reaguan dhe për mua ishte reagimi që doja të shihja. Ishte një ndeshje komplet ndryshe nga ajo e fundit. Jam vërtet i lumtur për këtë. Gjithashtu edhe performanca individuale e lojtarve ishte e mirë. I thashë djemve pas ndeshjes se kjo është ndjesia kur luan mirë dhe fiton. Prandaj jemi mjaft të lumtur. Ne donim të shkonim në raundin tjetër dhe ne treguan një reagim të mirë që gjërat janë të mundshme për t’u arritur. Ishim kompakt dhe zhvilluam një ndeshje të mirë të gjithë së bashku. Pastaj shënuam një gol të jashtëzakonshëm me Elliott. Për mua ai djalë ka diçka të veçantë që nuk e kanë shumë njerëz, në momentin e golit nuk e prisja atë goditje nga ana e tij”, u shpreh Klopp.

Sfida e rradhës për Liverpullin do të jetë në Premier Liga dhe sfida me Çellsin, ndërsa më pas të besuarit e trajnerit Jurgen Klop do të përballen në FA Cup me Brajtonin.

LEXO EDHE:

Back to top button