Klop: Nuk mund të garantojmë Ligën e Kampionëve

Trajneri i Liverpullit, Jyrgen Klop ka folur për transferimet e klubit gjatë kësaj vere, nëse do të ndikojë faktori i Ligës së Kampionëve në ta.

Sipas trajnerit gjerman “The Reds”, nuk mund të garantojë Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por se nuk është i brengosur për këtë gjë.

“Ne nuk mund të garantojmë Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, por çdo gjë tjetër është e njëjta. Është një klub fantastic. Ne jemi Liverpulli, tejet atraktivë për shumë lojtarë. Nuk jam i brengosur. Sigurisht, është më e vështirë pa Ligën e Kampionëve”, shtoi më tej gjermani.

Liverpulli momentalisht zë vendin e pestë në tabelë me 62 pikë të arkëtuara, një më pak se Mançester Junajtedi në pozitën e katërt.

LEXO EDHE:

Back to top button