Mesi në largim, PSZH gjen zëvëndësimin e tij te Kristal Pallasi

Lionel Mesi me shumë gjasa do të ndahet nga PSZH në fund të sezonit. Kontrata e argjentinasit skadon më 30 qershor dhe nuk ka ndërmend të qëndrojë në Paris. Kështu, klubi po bën eksplorime.

Parisi do të synonte të zëvendësonte Leon me një talent me perspektivë: Michel Olise, i lindur në 2001 në pronësi të Kristal Pallasit. Duket se francezët e ndjekin prej muajsh tashmë, duke mbajtur vazhdimisht nën vëzhgim sezonin e tij shumë të mirë si titullar në Premier Ligë. “Daily Mail” raporton interesimin e klubit për talentin e ri të Kristal Pallasit. Gazeta angleze pranon mundësinë që operacioni të jetë i suksesshëm vetëm nëse ndodh një skenar, vetëm dhe ekskluzivisht në rast të lamtumirës së Messit.

Prandaj, PSZH synon të vihet në lëvizje vetëm në rast se “Pleshti” do të largohet, një mundësi më se e vlefshme duke pasur parasysh thashethemet e ndryshme për të ardhmen e argjentinasit. Midis një marrëveshjeje të supozuar me “Al-Hilal” dhe përgënjeshtrimit të babait të tij, e ardhmja e Leos mbulohet me një re misteri.

Nga ana e tij, Michel Olise po zhvillon një sezon të mirë në Premier Ligë. Me fanellën e Kristal Pallasit, 21-vjeçari ka bërë 34 paraqitje – shumica prej të cilave si titullar – duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë 9 asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button