Guardiola: Reali ka një ditë më shumë kohë për tu përgatitur

Pep Guardiola ka dalë për herë të parafundit në një konferencë shtypi, përpara se të presë Real Madridin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku Man. Siti do t’ia rifillojë nga barazimi 1-1 i arritur në “Bernabeu”. Ai foli në prag të transfertës me Evertonin, kur kanë mbetur edhe 4 javë kampionati në Premier Ligë. “Qytetarët” janë 1 përpara Arsenalit në klasifikimin aktual, por kanë një ndeshje më pak. Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bajernit ka trajtuar tema të shumta, ndonëse pa u fokusuar shumë te kthimi ndaj Real Madridit.

“Unë jam në Angli prej gjashtë vitesh dhe luash në ‘Goodison Park’ është gjithmonë e vështirë. Për shkak të atmosferës, edhe sepse është si një ‘finale’, gjithashtu për ta. Më pëlqen ta vizitoj ‘Goodison’, është një stadium shumë ‘britanik’. Të gjitha skuadrat tani luajnë për gjëra të vështira dhe do të jenë ndeshje shumë të komplikuara. Evertoni është një ekip shumë i fortë nga pikëpamja fizike. Çdo gjë mund të ndodhë”.

 

Reflektimi i tij për Real Madridin.

 

“Mendimet e mia janë tek Evertoni tani për tani, askund tjetër. Ne kemi punuar për këtë 11 muaj, ky është prioriteti ynë për momentin. Nuk kemi shumë kohë të mendojmë për Real Madridin, sepse do të luajmë edhe të dielën”.

 

Guardiola ka një ditë më pak pushim se Real Madridi.

 

“Nuk e kuptoj, por duhet të përshtatem, ta pranoj. Nuk dua ta zgjas me këtë, orari është ai që është. Jam i sigurt që Premier Liga dëshiron t’i ndihmojë ekipet e veta. Problemi është kalendari, numri i ndeshjeve që ka. Mendoj se nuk mund të luanim të shtunën, sepse zhvillohet ‘Eurovizion’ dhe nuk ka forca të mjaftueshme sigurie”, tha në fund Guardiola.

LEXO EDHE:

Back to top button