Klubi dhe lojtari, gati të bëjnë sakrifica për “divorcin”

Pas kaq shumë thashethemeve dhe pa negociata konkrete, lamtumira e Nejmarit nga PSZH mund të arrijë vërtet në verë. Pengesa më e madhe, raporton “UOL Brasil”, është padyshim kontrata e lojtarit, të cilën ai e rinovoi një vit më parë deri në vitin 2027, në bazë të së cilës merr një pagë prej 50 milionë euro në sezon.

Për të lehtësuar transferimin, Naser Al-Khelaifi mund të kërkojë një shumë të ulët për kartonin e lojtarit (braziliani mbërriti në Paris në vitin 2017 për 222 milionë euro), ndërsa ish-lojtari i Barcelonës do të ishte i gatshëm ta ulte pagën e tij.

31-vjeçari ka adhurues në Angli, ku Çellsi, Njukaswll dhe Man. Junajted mund të bazohen te një lojtar si ai, që pavarësisht lëndimeve ka shënuar 118 gola dhe ka dhënë 77 asiste në 173 ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button