Koalicioni ASH-AAA, 11 amendamente për ligjin e arsimit

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa parashtruan 11 amendamente për propozim ndryshimet për ligjin e arsimit fillor dhe të mesëm. Propozimi i Ministrisë së Arsimit sipas koalicionit ASH-Alternativa e centralizon skajshmërish arsimin, pasi të gjitha kompetencat i kalojnë qeverisë. Amendamentet e propozuara parashikojnë përfshirjen edhe të qeverisjes lokale në vendimmarrje. Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe gjithashtu akuzoi për shpërfilljen e gjuhës shqipe në Kuvend, duke mos shpërndarë materialet edhe në shqip, për çka deputetët e koalicionit e lëshuan seancën e djeshme.

- Advertisment -

“Kërkojmë përgjegjësi nga ana e kryetares së Komisionit, sepse ajo në fakt në mënyrë eklatante e ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet ekzistuese në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe. Me këtë veprim na u pamundësua e drejta jonë për t’i mbrojtur amendamentet për një ligj që është shumë i rëndësishëm në këtë kohë krize me pandeminë. Po ashtu duam të theksojmë se nuk kishte reagim nga ana e deputetëve të tjerë shqiptarë të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët pavarësisht se gjuha shqipe nuk u përfill, vazhduan të qëndrojnë në mbledhje”, deklaroi Halil Snopçe, ASH AAA.

LEXO EDHE:

Back to top button