Kosovë, nuk ka kuorum për votimin e rezolutës për dialogun

Kuvendi i Kosovës as në seancën e sotme nuk ka pasur kuorum për të votuar rezolutën e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Kyreparlamentarja, Vjosa Osmani tha se kjo pikë do të trajtohet në seancën e radhës. Një ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje i propozoi kuvendit miratimin e rezolutës e cila ndër të tjera thotë se Kuvendi i Kosovës nuk e ka autorizuar dhe nuk i ka dhënë leje kryeministrit Avdullah Hotit që të bëj zotime të tilla të njëanshme lidhur me marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Kuvendi i Kosovës nuk mbështet zotimet e tij të njëanshme që kanë të bëjnë me pikat për normalizimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruara më 4 shtator në Uashington. Ndërkaq rreth 7 orë dje ka zgjatur raportimi i kryeministrit, Avdullah Hoti për dialogun para deputetëve. Ai tha se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe se tema e asociacionit e komunave serbe, nuk do të hapet në Bruksel.

LEXO EDHE:

Back to top button