“Koçani”, VLEN: BDI dëshiron shou mediatik
“Koçani”, VLEN: BDI dëshiron shou mediatik

Koalicioni VLEN thekson se me komisionin hetimor në Kuvend, BDI-ja nuk e ka hallin e Kreshnik Bekteshit apo të drejtësisë për tragjedinë e Koçanit. Ata theksojnë se deputetët e Fronit Evropian kanë dorëzuar nismë për formimin e komisionin me 16 deputetë edhe pse Kushtetuta parashikon që së paku duhet të jenë 20. VLEN thekson që BDI ose nuk e di Kushtetutën ose duan të bëjnë shou mediatik. Koalicioni VLEN shpreh dëshirën që Bekteshi të dëshmojë pafajësinë e tij, por këtë e vendos drejtësia, jo BDI apo politika. Formimin e komisionit parlamentar, opozitarja BDI e ka paralajmëruar pasi që sipas tyre, Prokuroria po kryen hetim selektiv dhe me porosi të qeverisë. /Alsat.mk