Prokurori i ri Lupço Kocevski sot në Kuvend bëri betimin. Ai bëri të ditur se do të punojë në mënyrë transparente dhe do të nxis efikasitetin e kolegëve prokurorë, shkruan Alsat.
I pyetur për raportet e dorëzuara në Prokurori për keqpërdorime për shkak të pajisjes me dokumente, Kocevski është përgjigjur se nëse ka prova për ndonjë rast, do të niset procedurë.
“Nuk do të hyja në detaje për rastet konkrete, por sigurisht që Prokuroria Publike do të formojë lëndë për të gjitha raportet e dorëzuara, për të gjitha ato që do të arrijnë te prokurori publik dhe nuk do të ketë përzgjedhje për ndjekje të mundshme të autorëve të veprave penale. Nëse ka prova të mjaftueshme, çdo Prokurori publike do të nisë procedurë”, tha Lupço Kocevski– prokuror publik shtetëror./ Alsat.mk








