Koçoska në Budapest ka nënshkruar marrëveshje për huamarrje në vlerë prej 500 milion euro

Koçoska në Budapest ka nënshkruar marrëveshje për huamarrje në vlerë prej 500 milion euro

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska në Budapest ka nënshkruar marrëveshje për huamarrje në vlerë prej 500 milion euro.

Kjo shumë është siguruar nga shoqëria private, banka “Eksport Import” ndërsa afati për kthimin e huas është 15 vite me interes prej 3,25%. Paratë do të shpërndahen në llogaritë e komunave të cilat kanë aplikuar me projekte. Siç njoftoi ministrja Koçoska, kushtet e huamarrjes ishin të volitshme duke pasur parasysh se në tregun ndërkombëtar, interesi do të ishte 6%. Fondet duhet të kalojnë në buxhetin e shtetit deri në fund të kësaj jave.

LEXO EDHE:

Back to top button