Koçoska: Në mars nis kthimi i tatimit solidar për kompanitë
Koçoska: Në mars nis kthimi i tatimit solidar për kompanitë
Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska njoftoi se në mars do të fillojë pagesa e tatimit solidar të cilën kompanitë e kanë paguar në vitin 2023.
Paratë do t’u shpërndahen 156 kompanive dhe do të paguhen në dy këste, e para në mars të këtij viti dhe e dyta në mars të vitit të ardhshëm. Një pjesë e kompanive nuk janë pajtuar që pagesa të bëhet në dy këse.
“Sigurisht, jo të gjitha kompanitë ranë dakord të paguhen në dy këste, por shumica prej tyre ranë dakord. Në dhjetor, ne informuam Qeverinë, pasi u mor vendimi përgatitëm rregulloren për kthimin e tatimit të paguar tepër ose të mbledhur gabimisht. U botua në Gazetën Zyrtare dhe tani kompanitë po fillojnë të njoftojnë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Gjysma e tre miliardëve do të kthehet në mars”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska, Ministre e Financave./ Alsat.mk








