Ende pa u zgjidhur tërësisht problemi me ujin e pijshëm në Strugë, paralajmërohen restrikcione të reja
Ende pa u zgjidhur tërësisht problemi me ujin e pijshëm në Strugë, paralajmërohen restrikcione të reja
Gazetar: Miki Trajkovski
Në vend të një zgjidhjeje të shpejtë të problemit me ujin e pijshëm, me të cilin përballet Struga për gati tre javë, sërish paralajmërime për kufizime nëse merret vendimi në periudhën e ardhshme që të përdoret vetëm ujin nga burimet në Belicë të Epërme.
Avokati i Popullit kërkon që Komuna dhe Ndërmarrja Publike Ujësjellësi, të përcaktojnë urgjentisht një afat specifik për normalizimin e situatës dhe të marrin vendim për uljen ose pezullimin e faturave për periudhën përkatëse.
Por nga ndërmarrja e Ujësjellësit përmes faqes së internetit u bëri thirrje qytetarëve që të shlyejnë borxhin, në të kundërtën thonë se do të merren masa ligjore, kur përveç borxhit kryesor do të duhet të paguajnë edhe shpenzimet shtesë.
BDI në Strugë thotë se në vend të zgjidhjes së problemit, ka vetëm justifikime dhe përpjekje për të transferuar përgjegjësinë, pa një plan të qartë dhe afatgjatë. Nga Qendra e Shëndetit Publik thonë se pavarësisht uljes së turbullirës sot, ndalimi i pirjes mbetet derisa të stabilizohet plotësisht./ Alsat.mk








