Kolegët te Juventusi tallen me De Ligt …..për veshjen e tij

Matijs de Ligt në një intervistë për “De Volkskrant” ka folur për çështje të ndryshme, duke përfshirë mënyrën se si përjetohet futbolli në Itali, por edhe marrëdhëniet me shokët e skuadrës, ndonjëherë fajtorë për disa shaka lidhur me… mënyrën e tij të veshjes.
“Pavarësisht nëse e bën mirë apo keq punën, ti je akoma një hero për tifozët. Në Hollandë isha një djalosh normal, që luaja futboll. Në Itali, si futbollist je në qendër të vëmendjes. Më pëlqen ky vlerësim, por është gjithashtu bukur të ecësh në heshtje nëpër rrugët e Hollandës,” th në fillim De Ligt.
Mbrjtësit i Juventusit dhe Hollandës, nuk i pëlqen veshjet e shtrenjta dhe me firma të njohur, pasi që është mësuar që të jetojë në mënyrë modeste.
“Nuk më pëlqejnë rrobat e shtrenjta të stilistëve. Unë jam Matijs, jam vetvetja dhe kurrë nuk do të më shohin njerëzit të shkoj në stërvitje me veshje firmato. Profesioni im është të jem futbollist i fushës, jo i sfilatave. Ndonjëherë në dhomën e zhveshjes shokët e skuadrës qeshin me mua për mënyrën se si vishem. Nuk më intereson. Për sa kohë përshtatem me sjelljen time, vishem mirë, jam i kënaqur. Gjëja më e rëndësishme për mua është të bëj mirë në fushë. Po e bëre këtë, njerëzit të respektojnë edhe nëse nuk vishesh me rroba firmato,” tha në fund De Ligt.