Komisionerja e BE-së për zgjerim Marta Kos beson për një marrëveshje Shkup-Sofje
Komisionerja e BE-së për zgjerim Marta Kos beson për një marrëveshje Shkup-Sofje

Gazetare: Fatlume Dervishi
Komisionerja e BE-së për zgjerim Marta Kos, në vizitë zyrtare në Bullgari, për të diskutuar për rëndësinë e zgjerimit të unionit në rajon. Ajo, në intervistë për median bullgare BNT, citohet të ketë thënë se beson në një marrëveshje mes Shkupit dhe Sofjes.
“Këto ditë duhet të hapim një kapitull të ri me Shqipërinë. Nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, mund t’i përfundojmë negociatat me Malin e Zi në vitin 2026 dhe me Shqipërinë në vitin 2027. Ne duam të fillojmë negociatat me Republikën e Maqedonisë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne e dimë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të arrijnë një marrëveshje për të mbrojtur pakicën bullgare. Në Bosnjë ka një krizë politike dhe shpresojmë të fillojmë negociatat edhe atje këtë vit”, tha Marta Kos, Komisionere e BE-së për zgjerim.
Kryeministri bullgar Zheljazov nuk e përmendi aspak Maqedoninë në konferencën për media port ha se Bullgaria mbështet integrimin e vendeve të rajonit.
“Pozicioni bullgar është i qartë dhe konsistent. Ne mbështesim rrugën tore dhe të secilit vend në Ballkanin Perëndimor, të udhëhequr nga parimet e një qasje individuale dhe progresit të arritur. Sot, kur Evropa po përballet me sfida të reja, konflikte ushtarake, kërcënime hibride, presion migrimi dhe pasiguri energjetike, integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm një mundësi, por edhe një përgjegjësi me rëndësi të veçantë për Bullgarinë dhe qeverinë bullgare”, u shpreh Rozen Zheljazov, Kryeministër i Bullgarisë.
Kërkesat e Bullgarisë nuk janë kapriço, thotë zv.kryeministrja Ilijana Jotova, e njohur për qëndrimet e saja të ashpra ndaj Shkupit.
“Sipas mendimit tim, ky debat po shtrembërohet si këtu në Bullgari ashtu edhe në skenën evropiane. Ka një përpjekje nga kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut për t’i paraqitur kërkesat normale të Bullgarisë, respektimin e kritereve evropiane, si një kapriço nga ana jonë, dhe ata gjithashtu po përpiqen t’i fusin ato në një bllokadë dypalëshe, gjë që nuk është e vërtetë”, deklaroi Ilijana Jotova, zv.kryeministre e Bullgarisë.
Kos në Bullgari do të takojë edhe aktorë të tjerë politik, kurse pas kësaj vizite tha se do të komunikojë edhe me autoritetet në Shkup. Ajo një ditë më parë tha se askush nuk mund t’i japë garanci Maqedonisë se nuk do të ketë kërkesa të tjera gjatë rrugës së saj të anëtarësimit. /Alsat.mk