Komisioni Disiplinor, 5 ndeshje pezullim për Ali Adem

Komisioni Disiplinor pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë, vendosi që të pezullojë mesfushorin e FC Shkupit, Ali Adem, me 5 ndeshje, për shkak të kartonit të kuq në përballjen ndaj Sileksit. Adem, u ndëshkua me karton të kuq, pasi që sulmoi një futbollist të skuadrës mysafire nga Kratova në sfidën e zhvilluar në stadiumin në Çair dhe më pas u përjashtua në mënyrë direkte nga arbitri kryesor.

Ali Adem nuk ishte pjesë e ekipit në sfidat me Voska Sport, Akademia Pandev dhe Struga Trim Lum, ndërsa me vendimin e fundit të Komisionit Disiplinor, do të mungojë në përballjet me Tikveshin dhe Skopjen, të cilat do të zhvillohen në fund të muajit tetor.

Me vendim të Komisionit Disiplinor, skuadra e Shkëndijës u dënua me 3 mijë euro, për shkak të fizhekzjarëve në sfidën Shkëndija – Fc Shkupi në Tetovë. Ndërkohë me 1 mijë euro u dënua Gostivari për organizimin e dobët në sfidën ndaj Voska Sportit.

LEXO EDHE:

Back to top button