Komisioni i Sëmundjeve Infektive propozon një relaksim shtesë të masave kufizuese

Komisioni i Sëmundjeve Infektive i propozon Qeverisë të heqë masën e cila kufizon numrin e mysafirëve në dasma, që aktualisht është jo më shumë se 100 vetë. Për më tepër, autoritetet shëndetësore vlerësojnë se situata epidemiologjike është e qëndrueshme dhe rekomandojnë hapjen e diskove dhe klubeve të tjera të natës që punojnë në ambient të hapur. Ende nuk ka leje pune për lokalet në ambiente të mbyllura.

Propozimi i Shtabit të Krizës

Të hiqet tërësisht ora policore

Të hiqet kufizimi prej maksimum 100 mysafirëve në dasma dhe ahengje

Të lejohen manifestime, koncerte dhe ahengje në klube në vende të hapura. Me kapacitet deri maksimum 50% të objektit, por jo më shumë se 1000 persona.

Gastronomët janë të kënaqur nga lirimi i paralajmëruar i masave, por shtojnë se pjesa më e madhe e objekteve të kategorizuara të dasmave do të mbyllen me këtë vendim.

“Presim që masat e njëjta të zbatohen si për objektet gastronomike të hapura ashtu edhe për ato të mbyllura, në mënyrë që të mund të kompletohemi. Për shkak të të gjithë operatorëve ekonomikë në këtë sektor, vetëm gjysma e tyre punojnë. Dhe tani presim që me lehtësimin e masave, të gjithë operatorët ekonomikë të cilët janë kategorizuar si objektet gastronomike nga Ministria e Ekonomisë të mund të marrin leje pune.”- deklaroi Marija Sinadinovska Arsovska – Oda e Gastronomëve.

Mundësia e hapjes së klubeve të natës është një moment pozitiv në aktivitetin e gastronomisë, por përfaqësuesit e këtij aktiviteti besojnë se duhet të lejohen të punojnë sipas të njëjtave protokolle edhe në pjesët e mbyllura të objekteve. Dëmet financiare janë të mëdha dhe pretendojnë se për shkak të kësaj nuk do të lejojnë të mos u binden masave.

 “Me atë që nuk kemi punuar një vit e gjysmë, e dimë sa është e rëndësishme të punojmë, e dimë sa është e rëndësishme ta mbajmë sigurinë. Besoj se të gjithë kolegët janë të gatshëm ta japin maksimumin e tyre për ta mbajtur sigurinë në nivelin më të lartë”- Goran Arsovsi, kryetar i shoqatave të klubeve të natës.

Gastronomët nga Qeveria kërkuan që autoritetet të lejojnë muzikë në të gjitha objektet e gastronomisë e jo vetëm për dasma. Megjithatë, fillimisht Qeveria në seancën e së martës do duhet t’i miratojë propozimet e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse. Mbetet në fuqi masa sipas të cilës në një tavolinë mund të ulen më së shumti 6 persona.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button