Sot ka nisur regjistrimi i nxënësve në 109 shkollat e mesme të vendit

Shkollat e mesme hapen dyert për regjistruar gjysmëmaturantët të cilët tashmë janë përcaktuar për drejtimet e dëshiruara. Dorëzimi i dokumentacionit bëhej në orarin paraprakisht të caktuar nga shkolla me qëllim respektimin e protokolleve shëndetësore për mbrojtje nga virusi. Që në ditën e parë, interesim i lartë për gjimnazet.

Dita e parë e regjistrimit filloi shumë mirë, interesimi është shumë i lartë i nxënësve, jemi të kënaqur deri më tani, shpresojmë të vazhdojë kështu. Dokumentacionin e pranojmë në bazë të mbiemrave, ashtu siç e ka paralajmëru edhe drejtori me qëllim që mos të bëhet tollovi e madhe këtu, gjithçka duhet me shku në bazë të rregullave, nji nga nji vijnë regjistrohen dhe mbaron gjithçka”- deklaroi Florije Jashari, gjimnazi “Zef Lush Marku”.

“Është shkolla që më pëlqen më shumë”.

“Mendova të vij në gjimnaz se është më mirë, ka rregulla të mira dhe na jep më shumë mundësi për në fakultet”.

Gjithashtu, gjysmëmaturantët në garë edhe për drejtimet e mjekësisë dhe të ekonomisë .

“E kisha pak vështirë për ta vendosë po vendosa për teknik të dhëmbëve. Ëndërr e kam pas të bëhem dentiste dhe besoj të bëhet ajo”.

“Kam ardh për ti dorëzu dokumentet për drejtimin teknik juridik. Mendoj se ka vende të mjaftueshme për të gjithë semimaturantët”.

Ne kemi 10 paralele, janë diku 340 nxënës. Katër janë paralelet e medicinës, dy janë motër medicinale, një është farmaci dhe një është teknik dhëmbësh. Drejtimet tjera janë teknik ekonomik, teknik juridik, shitës dhe teknik ekonomik në gjuhën turke”- pohoi Visar Durak, drejtor i shkollës profesionale “Cvetan Dimov”.

Sipas konkursit, në 109 shkolla të mesme ka gjithsej 30,053 vende të lira në 913 paralele. Prej tyre 19,602 në arsimin profesional, 9,261 në arsimin gjimnaz  dhe 1,190 vendet të lira në drejtimet art dhe sport. Regjistrimi do të realizohet deri më 17 qershor.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button