Ohis, toka e kontaminuar pastrohet në korrik

Pastrimi i lindanit në oborrin e ish gjigandit kimik OHIS do të fillojë muajin tjetër. Kjo u njoftua nga Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini. Toka do të rregullohet dhe 1,500 ton mbetje të rrezikshme do të pastrohen nga deponia e vogël. Toka e ndotur në Ohis do të pastrohet nga një kompani e specializuar nga Greqia.

 Do të angazhohemi t’i njoftojmë qytetarët, sidomos të asaj zone që t’i marrin masat e nevojshme para se të fillojnë me aktivitetet e zbatimit të projektit”- deklaroi Naser Nuredini- ministër i ekologjisë.

 Derisa pastrohet lindani nga fabrika OHIS, laboratori i Fakulteti matematiko- natyror do të kontrollojë nëse në atë moment ndoten ajri dhe toka, me pajisja të dhuruar nga Norvegjia.

Me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut bashkëpunojmë tre vjet për ta gjetur këtë problem ekologjik. Qeveria ime është zotuar të dhurojë 1.5 milion euro për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, plus një milion për të inkurajuar fuqishëm komunitetin e donatorëve për të vazhduar me këtë proces.”- tha Geir Johansen, Zëvendës ambasador i Norvegjisë (ANG).

 Në Ohis janë deponuar Lindani dhe izomerët, fillimisht do t’i mbikëqyrim të gjitha, në tokë dhe ajër, dhe pastaj ideja është që të zgjerohemi dhe të shkojmë me mbikëqyrjen edhe të ndotësve tjerë organikë, sepse tashmë kanë filluar hulumtime edhe të përbërjeve organike të paqëndrueshme në ajër , sidomos në dimër kur problemi i ndotjes është më i theksuar”- pohoi Marina Stefanova, udhëheqëse e laboratorit.

Deponia me lindan në Ohis do të pastrohet për një vit të tërë. Mbetjet e rrezikshme do të eksportohen në dy vende. Në Francë lindani, ndërsa në Holandë trualli i ndotur nën lindan. Megjithatë, nuk ka zgjidhje për pastrimin e deponisë së madhe, e cila është ngjitur me atë të vogël dhe mbetjet e rrezikshme po përhapen shumë.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button