Kompania farmaceutike Alkaloid-Shkup ka rritur bilancin e shitjeve për 9% më shumë se sa vitin e kaluar

Kompania farmaceutike Alkaloid-Shkup ka rritur bilancin e shitjeve për 9% më shumë se sa vitin e kaluar

Kompania farmaceutike Alkaloid-Shkup ka rritur bilancin e shitjeve për 9 për qind më shumë se sa vitin e kaluar duke iu referuar periudhës janar-shtator. Referuar shitjeve të konsoliduara që përfshijë të gjithë grupin e bashkëpunëtorëve të Alkaloidit, bilanci i shitjeve është rritur për 14 për qind në raport me periudhën e lartpërmendur të vitit kaluar. Vlera e përgjithshme e shitjeve ka arritur në 231 milion euro, ndërsa vlera e eksportit në 157 milion euro. Deri në fund të muajit shtator, Alkaloid ka zgjeruar veprimtarinë e tij në kapacitetet teknike dhe teknologjike prej 6200 metrave katror. Vlera e investimit arrin në 19.4 milion euro. Mbi zgjerimin e resurseve njerëzore, Alkaloid njoftoi se ka gjatë periudhës janar-shtator 2024 ka bërë mbi 220 punësime të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve në 3023. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button