Kompanitë evropiane do të ndërtojnë një rrjet satelitor që do të konkurrojë me “Starlink”

Kompanitë evropiane do të ndërtojnë një rrjet satelitor që do të konkurrojë me "Starlink"

Kompanitë më të mëdha evropiane në fushën e kërkimit hapësinor dhe telekomunikacionit po planifikojnë të ndërtojnë një rrjet satelitësh që duhet të konkurrojnë me “Starlink”, internetin satelitor të ofruar nga kompania me të njëjtin emër e themeluar nga Elon Musk.

Kompanitë evropiane do të ndërtojnë të ashtuquajturën Infrastrukturë për elasticitet, ndërlidhje dhe siguri nga sateliti IRIS2 (IRIS2 – Infrastructure for Resilience, Interconnectivity, and Security by Satellite). IRIS2 do të ofrojë një infrastrukturë të re të sigurt lidhjeje për qeveritë, kompanitë dhe qytetarët e Evropës.

Projekti është ide e Komisionit Evropian, i cili shpalli thirrjen për ndërtimin e një rrjeti satelitësh. Një konsorcium i kompanive më të mëdha të hapësirës dhe telekomunikacionit në Evropë, duke përfshirë Airbus dhe Deutsche Telekom, ndër të tjera, aplikuan për thirrjen.

Projekti duhet të kushtojë 6 miliardë dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button