Kompanitë ndërtimore kërkojnë ndihmë nga shteti

Në takimin e parë me Ministrin e ri të Transportit dhe Lidhjeve, ndërtuesit kërkuan, përveç pagave për punonjësit, që shteti t’i ndihmojë ata financiarisht për blerjen e makinerive të reja. Përveç kësaj, ata bënë thirrje për miratimin e ligjeve të reja mbi ndërtimin, por gjithashtu edhe të ndryshohen rregullat që kompanitë vendase të mos jenë më vetëm nënkontraktorë të kompanive të huaja, kur të ndërtohet ndonjë projekt strategjik në Maqedoni.

Të krijojmë kushte shoqërore dhe për tenderë, në të cilat kompanitë tona do të kenë përparësi në mënyrë që të arrijnë qëllimin. “Nëse nuk arrijmë ta krijojmë atë, ndërsa tani është momenti, vlerësojmë se na pret një katastrofë e vërtetë në industrinë e ndërtimit pas disa vitesh…”-tha Andreja Jakimovski -Shoqata e Ndërtuesve në Odën Ekonomike.

Ndërtuesit u ankuan se administrata joefikase e shtetit është një nga arsyet kryesore të vonesës së shumicës së projekteve që janë në ndërtim. Autoritetet deklaruan se ata do t’i përgjigjen kërkesave të biznesit, dhe do të përpiqen të përmirësojnë kapacitetet e institucioneve.

Nëse duam të jemi konkurrues, para së gjithash ne, institucionet, për të përmbushur nevojat e qytetarëve dhe kompanive, ti përshpejtojmë procedurat, të ndryshojmë procedurat ligjore dhe rregulloret, që ato procedura të shkojnë sa më shpejt të jetë e mundur …”-pohoi Blagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Ndërtuesit presin që ta mbyllin vitin me një rezultat shumë të keq, por ata besojnë se kriza në sektorin e ndërtimit do të thellohet edhe më tej. Rënia më e lartë në punimet e ndërtimit u regjistrua në sektorin e ndërtimeve të larta, ndërsa projektet e infrastrukturës janë në të njëjtin nivel si vitin e kaluar.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button