Komuna e Çairit vendos kontejnerë të posaçëm për mbetjet e kurbaneve
Me rastin e festës së Kurban Bajrami, Komuna e Çairit në bashkëpunim me NP Higjiena Komunale ka vendosur kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve të kurbaneve në disa lokacione të komunës, me qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe higjienës publike.
Sipas njoftimit, kontejnerët janë vendosur në këto pika:
- Në afërsi të Xhamisë së Re – Tophanë
- Në afërsi të teqes – Duganxhik
- Në afërsi të restorant “Fa Fa”
- Në afërsi të teqes – Tefejuz
- Rruga pas gjimnazit “Zef Lush Marku”
Nga Komuna e Çairit apelojnë deri te qytetarët që mbetjet e kurbaneve t’i hedhin vetëm në këto pika të përcaktuara, me qëllim ruajtjen e ambientit dhe higjienës në lagje./Alsat.mk.








