Komuna e Tearcës pranon kërkesat e banorëve të Neprtoshtenit

Komuna e Tearcës pranon kërkesat e banorëve të Neprtoshtenit

Pas protestës së banorëve të fshatit Neproshten për mungesë investimesh në asfaltimin e disa rrugicave të fshatit, ka reaguar kreu i Komunës së Tearcës. Nuhi Neziri theksoi se kërkesat e banorëve të Neproshtenit, tashmë janë pranuar dhe është vendosur ridestinimi i fondeve për asfaltimin e rrugës. Nuhiu tha se, për çështjen e kanalizimit fekal, banorët do duhet të presin, sepse është e pamundur që komuna me financa vetanake ta realizojë këtë projekt. Nga ana tjetër, organizatori i protestave të banorëve të Neproshtenit ka deklaruar se nëse premtimi nuk përmbahet deri në fund të vitit, protestat do të rikthehen para komunës së Tearcës.

“Ne kemi marrë masa të vazhdueshme jo vetëm për vendbanimin në fjalë por gjitha vendbanimet që gravitojnë në komunë, për të rregulluar dhe për të ndarë pjesë të mjeteve për rregullimin e ca rrugëve që janë amortizuar. Rastin në fjalë e kemi vënë në prioritetet tona programore vjetore, për gjitha angazhimet që janë bë tashmë në Neproshten”, deklaroi Nuhi Neziri, kryetar i Komunës së Tearcës.

“Ne mendojmë që të presim nëse ka ardhur puna deri aty dhe nëse kjo protestë sado pak ka ndikuar tek kreu i komunës dhe strukturat tjera, dhe ne, meqë pritem që prej dy vitesh, do presim edhe ca. Mendojmë se do realizohet por nëse edhe ky premtim nuk realizohet do vazhdojmë me protesta”, u shpreh Shefki Sulejmani, banor i Neproshtenit. /Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button