Komuna e Tetovës ulë çmimin e mbeturinave
Komuna e Tetovës ulë çmimin e mbeturinave

Banorët e Tetovës do të paguajnë çmim më të lirë për faturat e mbeturinave, informoi sot kryetari i Komunës, Bilall Kasami, pas ankesave të qytetarëve se po paguajnë fatura me çmime shumë të larta. Kasami, u bëri thirrje qytetarëve që t’i paguajnë faturat me rregull. Ai paralajmëroi se të gjitha faturat për muajin shkurt, pagesa e ujit dhe kanalizimit do të fshihet.
“Çmimet e shërbimeve komunale për të gjitha fshatrat e Malësisë së Tetovës do të jenë 340 denarë dhe këtu nënkupton vetëm shërbimin për menaxhim me mbeturina, pa pastërtinë publike, ujin dhe kanalizimin ndërsa në fshatrat e të tjera si Reçicë të Madhe, Reçicë të Vogël, Poroj, Xhepçisht, Falisht dhe Saraqinë, çmimi do të jetë 540 denarë .Për të gjithë ata qytetarë që kanë më shumë se një objekt banimi të evidentuar do të paguajnë më shumë se gjysmën e hapësirës së banueshme si dhe një taksë prej 100 denarëve për qasje në sistemin për furnizim me ujë të pijshëm dhe 100 denarë për pastërtinë publike. Kjo metodologji do të aplikohet edhe për mërgimtarët të cilët kanë vendbanim për mërgim, atje ku punojnë përkohësisht”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës. /Alsat.mk