Komuna Strugës shpenzon para për dhurata, dreka e darka

Komuna Strugës shpenzon para për dhurata, dreka e darka

Gazetar: Miki Trajkovski

Profesori universitar Abdulmenaf Bexheti e vlerëson mënyrën e shpenzimit të parasë publike në komunën e Strugës si shembull të qeverisjes së keqe. Pothuajse 80 mijë euro për dhurata, dreka dhe darka në restorante për kryetarin Merko, këshillin komunal dhe administratën lokale janë paraparë në buxhetin e Strugës për këtë vit. Nga këto, gati 48 mijë euro janë në dispozicion vetëm për kryetarin Merko.

“Është kulturë e qeverisjes në një farë mënyre. Jo qeverisje e mirë, për të mos thënë qeverisje e keqe. Dhe nuk mund të ndalet. Ajo konsiderohet si një e drejtë e fituar, konsiderohet si autonomi e pushtetit vendor për të menaxhuar buxhetet e tyre. Ju bëni thirrje për ndërgjegjësim. Ky ndërgjegjësim nuk krijohet me apele…”, tha Abdulmenaf Bexheti- profesor.

Bexheti është skeptik se gjërat mund të ndryshojnë shpejt.

“Tani nuk mund të kërkosh papritmas disiplinim të disa njerëzve që janë mësuar me qeverisjen dhe kjo bëhet praktikë. Personalisht nuk pres që të ketë përmirësim në atë pjesë”, shtoi ai.

Nuri Bajrami nga Komisioni Kundër Korrupsion thotë se kryetari ka të drejtë të propozojë dhe zbatojë buxhetin, të cilin këshilli e miraton me shumicë votash.

“Kjo është bërë e mundur nga Këshilli, por edhe ligjet. Me shumicë votash u votua edhe për blerjen e makinave. Mbetet që këshilli të jetë korrigjues dhe t’i dënojë ata kryetarë komunash që shpenzojnë aq para…”, deklaroi Nuri Bajrami, anëtar i Komisionit Kundër Korrupsionit.

Ndryshe, Merko për katër vite ka shpenzuar gati 140 mijë euro për dhurata, dreka dhe darka. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në mars të këtij viti hapi rast për shumat e larta që disa ndërmarrje publike në Strugë paguajnë për qira mujore. “Ujësjellësi-Kanalizime” paguan 3170 euro në muaj, ndërsa parkingjet e “Eko Struga” sipas opozitës paguajnë 2000 euro në muaj për një hapësirë prej 65 metrash katrorë./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button