Konfederata e Organizatave Sindikale dhe Organizata Ndërkombëtare e Policisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Konfederata e Organizatave Sindikale dhe Organizata Ndërkombëtare e Policisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Gazetar: Avni Tahiri

Ndërmjet konfederatës së organizatave sindikale të Maqedonisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Policisë, sot u nënshkrua memorandum bashkëpunimi me qellim të organizimit dhe zbatimit të aktiviteteve të ndryshme për përmirësimin e kushteve socio-ekonomike në shoqëri, shkruan Alsat.

Pas nënshkrimit të memorandumit fillon edhe projekti i parë me të cilin do të edukojnë të rinjtë se si të shmangin përdorimin e lëndëve narkotike nëpër shkolla.

“Konfederata e organizatave sindikale, në bashkëpunim me sindikatën e pavarur të policisë, tani drejtpërdrejt nënshkruan një memorandum me të cilin bashkëpunimi do të  jetë  në  nivel të  lartë. ONP-ja në të ardhmen do të mundësoje me projektet që të marrin pjesë në seminare, takime, nga e cila do të kemi përfitime dhe do të mund të edukojmë të rinjtë për mënyrën se si të shmangin përdorimin e lendeve narkotike neper shkolla”, tha Marjan Risteski – kryetar i konfederatës së organizatave sindikale të Maqedonisë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button