Konfirmohet lëndimi, Gjokoviçi tërhiqet nga turneu në Madrid

Numri 1 në botë për meshkuj, tenisti serb Novak Gjokoviç, ka vendosur të mos luajë në turneun Masters të Madrid, që nis këtë javë. Eliminimi në turneun e Banja Luka (Bosnjë) konfirmoi se serbi ka disa probleme fizike, kryesisht me bërrylin, që nuk e lejojnë të japë maksimumin në fushë, ndaj vendosi të mos marrë pjesë.

Turneu Masters i Madridit humbet kështu një tjetër yll, pas Rafael Nadal, që nuk luan që prej janarit. Duket se dëmtimi në bërryl, që u pa për herë të parë në Monte Karlo, tri javë më parë, është më i rëndë nga sa mendohej.

Ende nuk dihet nëse Gjokoviç do të luajë në turneun Masters të Romës që nis pas dy javësh (8-21 maj) apo jo. Ndoshta serbi do të tentojë të rikuperojë për Grand Slam të “Roland Garros”, që nis në fundin e majit, në Paris. Objektivi i Gjokoviçit është të bëhet tenisti me më shumë Grand Slam të fituara në karrierë.

LEXO EDHE:

Back to top button